INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sa para merr në një koncert? Luiz Ejlli zbulon për herë të parë si funksionon kontrata me Top Channel

Sa para merr në një koncert? Luiz Ejlli zbulon për herë të parë si funksionon kontrata me Top Channel

Publikuar më: 18:36 26-06-2023

Fenomeni i këtij viti, Luiz Ejlli, ka qenë i ftuar së fundmi në një intervistë me Meriton Mjekiqin. Ai ka folur për periudhën pas Big Brother-it, marrëdhënien me Kiara Titon, filmin e ri si dhe për koncertet.

Duke qenë se pas përfundimit të BBVA 2 u bë një nga emrat më të kërkuar në tregun muzikor shqiptar, artisti shkodran ka folur rreth çmimeve marramendëse që u tha se merr nëpër mbrëmje.

I njëjti tregon se ka një kontratë me Top Channel dhe se menaxhohet prej tyre. Megjithatë, krijuesi i hitit “Me ty” thotë se është i kënaqur me atë që fiton, përfitimet e tij.

“Prandaj kam ardhur në Amerikë për të zgjidhur këtë punë në Wolf Street, se janë duke lëviz e ke parasysh i ka ato uljet e ngritjet e veta. Ç’është e vërteta te kjo pjesë unë jam shumë rehat. Pse, se çdo ofertë që më vjen çdo ftesë thjesht ia dërgoj Top-it dhe i them fol me Top-in. Unë kam një kontratë me ta, me të cilët kam përqindjet e mia. Unë përqindjet e mia i di, përfitimet e mia i di dhe se si i mbyllin kontratën përfaqësuesit e Top-it, ajo është punë e tyre dhe përderisa ata mendojnë që me këto lloj çmimesh ose siç flitet lart e poshtë, me gjithë respektin që kam jo që nuk dua të kthej përgjigje se duket sikur arrogancë por për hir të vërtetës njerëzit janë të lirë të flasin gjithçka, jo merr 10 jo merr 20 jo merr 30”, u shpreh ai.

“Çmimet i vendos tjetër kush për mua, unë kam atë përfitimin tim material se është normale edhe jam shumë i kënaqur. Nuk e kisha menduar kurrë”, vazhdoi tutje Ejlli.

 

Article Logic
Execution time: 0.003464937210083