Greta Koçi prej shumë vitesh tashmë është pjesë e estradës shqiptare dhe njihet si një ndër këngëtaret me më shumë hit-e që nga rinia e saj.
Një nga projektet më të fundit që ajo ka bërë titullohet “E Kuqe” dhe u prit me reagime pozitive nga publiku.
Kohëve të fundit Greta ka vendosur që disa prej pyetjeve më të rëndësishme për jetën personale apo private ajo t’i përgjigjet në “Instagram-in” e saj.
Ditën e sotme një prej ndjekësve i ka shtruar pyetjen: “Kot një pyetje pak me spec, sa merr për një koncert?”
Kjo pyetje qarkullon shpesh në shtypin rozë për çdo personazh të famshëm, por Greta ka preferuar që ta mbajë atë private:
“Ishte tamam me spec. Po janë pak personale këto gjëra dhe sikur nuk tregohen. Më shumë rëndësi ka që kam koncerte kudo ku ka shqiptarë dhe mbushem me shumë dashuri nga çdo koncert që jap.”