Një ndër çiftet më të komentuar të showbiz-t padyshim që janë Mozzik dhe Loredana, të cilët tërheqin vëmendjen e të gjithëve.
Jemi gjithë sy e veshë në fakt për të kapur ndonjë detaj që nënkupton që ata flasin bashkë apo dhe që i kanë harruar hatërmbetjet mes njëri-tjetrit.
Së fundmi Loredana ka postuar në Instastory dy foto të Kim dhe Khloe Kardashian që shfaqen me familjet respektive.
Mos ndoshta këngëtares i mungon Mozzik dhe kalimi i kohës me familjen?
Këto postime na emocionuan pasi duket dukshëm që edhe Loredana do donte shumë të kishte edhe Mozzik krah saj dhe vajzës së tyre, pra një portret familjar.