Dashuria e Orinda Hutës dhe Turjan Hyskës mund të konsiderohet si një nga dashuritë më të ëmbla të Vip-ave të showbizz-it shqiptar.
Me postimet në Instagram Orinda më parë na ka treguar edhe shtëpinë luksoze të arreduar më së miri si një fole dashurie e dy personazheve kaq simpatikë.
Së fundmi në Instastory Orinda ka publikuar një foto duke na treguar se shtëpia e tyre ka objekte ku kanë gdhendur simbolet e dashurisë për njëri-tjetrin.
“Ti dhe unë duke u përkëdhelur së bashku”, shkruhet në jastikun të cilin Orinda e ka nxjerrë në foto në Instastory.
E ku ka më bukur sesa të kesh përreth objekte që të kujtojnë gjithmonë sesa vlenë dashuria.