INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sa rrëfim i lezetshëm! Julka na tregoi propozimin e papritur për martesë!

Sa rrëfim i lezetshëm! Julka na tregoi propozimin e papritur për martesë!

Publikuar më: 19:44 02-05-2018

Julka Gramo ditën e sotme ishte e ftuar bashkë me 2 fëmijët e saj në emisionin “Rudina”, ku tregoi disa detaje lidhur me propozimin e papritur që kishte marrë në moshën 17-vjeçare nga Dj i njohur Andi Gramo.

Julka tregoi se lidhja e tyre ishte e gjatë dhe disa herë Andi i kërkonte për t’u martuar, pa u kujdesur për ndonjë propozim si nëpër filma.

-640-0-5ae9ddb9aa197.jpg

“Më thoshte që po ne kur do martohemi, por unë dëshiroja një propozim emocionues, mundësisht me tollumbace në qiell, me ndonjë avion që kalonte e gjëra të kësaj natyre”, tha ajo me humor.

Dhe mesa duket Andi gjeti pikërisht momentin dhe i bëri një surprizë të paparashikuar.

“Ishte festa e ditëlindjes sime dhe Andi ndodhej jashtë në koncerte. Më thoshte që nuk kishte mundësi të vinte për shkak të biletave. Nuk u mërzita, përkundrazi i thashë që mund ta festonim ditëlindjen time kur të vinte ai. Por në fakt, Andi kishte organizuar gjithçka. Ishte një festë me njerëzit tanë të afërt, kur krej papritur shfaqet ai. Fjalët që më tha, retrospektiva e lidhjes sonë, më emocionua aq shumë sa harrova t’i thoja ‘Po!’. Por ia doli të më surprizonte”, është shprehur Julka.

Article Logic
Execution time: 0.0038659572601318