Rrjetet sociale janë bërë një pjesë e pandarë e jona dhe fatkeqësisht e kemi shumë të vështirë të ndahemi nga to. Pavarësisht se na marrin shumë kohë dhe janë bërë pothuajse të gjitha njësoj, prapë i kushtojmë një rëndësi shumë të madhe.
Është bërë e zakonshme tashmë në të gjithë botën që një stil i veçantë, të kthehet në trend nëpërmjet rrjeteve sociale, sidomos Instagram-it, rrjetit më të madh të shpërndarjes së fotografive.
Pantallonat e tejdukshëm kanë “pushtuar” botën dhe përdoruesit e Instagramit janë duke i veshur këto pantallona në festa dhe festivale të ndryshme e sigurisht nuk mund të mungojnë fotot.
Po ju do t’i blinit këto pantallona? Nuk kushtojnë shumë, rreth 30 euro, por jo të gjithë kanë guximin t’i veshin sepse nxjerrin në pah linjat, sidomos të pasmet.