Rita Ora vetëm para pak ditësh i kërkoi falje fansave të saj dhe antarëve të komunitetit LGBTQ nëse kishte lënduar ndokënd me këngën e saj të fundit “Girls”,por mesa duket mbrëmë i vuri të gjitha sfidat dhe shqetësimet e kohëve të fundit pas krahëve dhe dha një performancë eletrizuese në Akademinë 02 Brixton në Londër.
Princesha e muzikës popit hoqi dorë mendimi se në skenë duhet të shfaqesh me veshje elegante dhe ekstravagnate. Ndryshe nga çfarë ne prisnim, ajo u shfaq me një kostum sportiv i markës FENDI ku duhet të theksojmë se dukej bukur dhe shkëlqente edhe me atë veshje. Gjithashtu duhe ttë shtojmë se është hera e parë që Ritën e shohim kaq të mbuluar në koncerte.
Por mesa duket ajo pas shfaqjes kishte ruajtur një veshje elegante ku dukej e mrekullueshme. Rita Ora u shfaq me një fustan rozë, i cili i theksonte format e saj joshëse. Duke shkëlqyer me fustanin e saj, Ora tregoi edhe këmbët e saj të bukura që i kishte zgjatur me një palë taka ngjyrë nude. Flokët e saj natyrale dhe me kaçurela ‘wavy’ e bën që ajo të dukej akoma më seksi.