INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sa shpesh i lani reçipetat? Ekspertët tregojnë sa herë duhet bërë larja e tyre

Sa shpesh i lani reçipetat? Ekspertët tregojnë sa herë duhet bërë larja e tyre

Publikuar më: 10:31 15-05-2017

Në të vërtetë nuk ka ndonjë rregull të artë për larjen e reçipetave por ja çfarë thonë ekspertët!

Larja e reçipetave duhet bërë më rrallë nga sa ju e mendoni. Larja e tepërt e tyre mund të çojë në dëmtimin e tyre (daljen e telave/ fijeve), humbjen e elasticitetit dhe konsumim më të shpejtë të tyre. Në përgjithësi, reçipetat mund t'i lani pas t'i keni veshur 4-5 herë, sigurisht në varësi të klimës, djersitjes, erës dhe faktorëve të tjerë.

Pra rregulli i përgjithshëm është që sa më shumë të djersiteni aq më shpesh duhet t'i lani ato, duke qënë se djersa jo vetëm dëmton fibrat, por gjithashtu mund të ndryshkë telat.

Evitoni larjen e tyre në lavatriçe sepse kjo dëmton elasticitetin dhe shkurton kohën e përdorimit të tyre.

Article Logic
Execution time: 0.0038328170776367