Kjo javë ka qenë një jave dedikuar vetëm dashurisë. ‘Love is in the air’ mund të themi ndryshe. Në botën e Hollywoodit shumë çifte të reja dolën, por patën edhe nga ata që janë rikthyer me dashurinë e vjetër. Sot në emisionin “Fun Day” me moderatoren Fatma Methasanin janë prezantuar pikërisht 5 ëiftet më të reja në Hollywood.
1. Bella Hadid dhe The Weeknd
Supemodelja nuk mund ti thoshte jo The Weeknd, dashurisë së saj edhe pse ai u soll keq me të. Ata janë parë nën shoqërinë e njëri-tjetrit që dukeshin shumë të lumtur. Ata e kanë konfirmuar vetë pasi janë shfaqur së bashku në një darkë romantike në Paris.
2. Ariana Grande dhe Pete Davidson
Kishim vetëm një muaj të lidhur dhe lajmi se do të fejoheshin na çuditi të gjithëve. “Janë vetëm dy njerëz që e gjetën dashurinë shpejt dhe e bëjnë njëri-tjetrin të lumtur gjatë gjithë kohës”, është shprehur një burim për People.
3. Justin Bieber dhe Hailey Baldwin
Dyshja Justin Bieber dhe Hailey Baldwin kanë qenë në lidhje në mes të vitit 2015 dhe 2016, por mesa duket janë rikthyer sërish bashkë. Ata janë fotografuar në Neë York sërish bashkë, ditë pasi për herë të parë u panë në ballkonin e një hoteli. Ky lajm sigurisht që nuk i ka pëlqyer aspak Selenes. Po Shawn Mendes çfarë mendimi ka? Asgjë nuk dihet.
4. Nick Jonas dhe Priyanka Chopra
Këngëtari i njohur Nick Jonas konfirmoi këtë javë që është në një lidhje me aktoren e famshme indiane Priyanka Chopra. Ata po kalojnë pushimet në shoqërinë e njeri-tjetrit dhe janë më të lumtur se kurrë më parë. Dashuria nuk njeh moshë, Nick gjithmonë ëshët tërhequr nga vajza më të mëdha se ai në moshë, edhe Priyanka është një prej tyre.
5. Josh Duhamel dhe Eiza Gonzales
Josh Duhamel është fotografuar me të dashurën e tij të re, Eiza Gonzales, gjatë një darke të çiftit në Hollywood. Kështu dyshja i ka dhënë fund spekulimeve disa muajshe rreth një lidhjeje të mundshme mes tyre. Duhamel dikur ishte i martuar me këngëtaren Fergie, me të cilën e ka 1 djalë.