Edhe pse prej disa vitesh në vendin tonë është një ligj që ndalon konsumimin e duhanit në vende të mbyllura sërisht rezultojnë si shtet me duhanpirje të lartë. Më shqetësuese është numri i lartë i meshkujve të rritur në moshë, që e pinë atë dhe janë më shumë se gjysma. Sipas të dhënave rezulton se 51.7% e meshkujve shqiptarë pinë cigare dhe duhan dhe femrat vetëm 7.3%. Ndërsa tek të rinjtë, përqindja e atyre që pinë cigare është shumë më e ulët te meshkujt, me 14.5% dhe më e lartë tek femrat, me 6.7%. Të dhënat janë publikuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë në raportin e epidemisë globale të cigares të vitit 2017.
Shqipëria ka një prevalencë të përdorimit të duhanit tek të rriturit prej 23%, po ende jemi në nivel mesatar nëse krahasohemi me shteteve të tjera të Europës apo rajonit.
Në rajon, duhanpirësi më i madh është Mali i Zi, me 38%, më pas vjen Serbia me 33%%, të ndjekura nga Bosnja dhe Kroacia, me 32% secila. Edhe grekët janë konsumatorë të mëdhenj të duhanit me 35%.