Në mesin e të ftuarve të shumtë special në emisionin e fundit të “Klanifornia”, ishte edhe reperi Getoar Selimi. Bashkëshorti i prezantueses aq të dashur për publikun, bukuroshes Marina Vjollca, nuk i shpëtoi pyetjeve të saj. Mes të qeshurave dhe humorit, Vjollca e Selimi zbuluan detaje interesante për njëri-tjetrin, por jo vetëm kaq…
Marina Vjollca: T’i bëjmë një pyetësor Getit? E nisim më pyetjen e parë, sa më të sinqerta të lutem shumë se dënimi është shumë i fortë. Cila pjesë e trupit të pëlqen më shumë nga unë?
Getoar Selimi: (Qesh) Barku.
Marina Vjollca: Vërtetë barku? Se nuk të kam pyetur ndonjëherë.
Getoar Selimi: Po po barku.
Marina Vjollca: Ok, shi si qeshin çunat… Të pëlqejnë gatimet e mia?
Getoar Selimi: E te gatimet… Në fillim nuk ka pas qenë shumë mirë, tani është mësuar nga unë… mirë është.
Marina Vjollca: Për kuriozitetin tuaj, Geti është një kuzhinier i shkëlqyer.
Marina Vjollca: Cila mendon se është gjëja më e keqe që kam gatuar unë?
Getoar Selimi: Po ti nuk është se gatuan shumë faktikisht. Kjo më shumë bën asistenten, më shumë bën prerjet, larjet, ato i bën shkëlqyeshëm. Në lavastovilje po…
Marina Vjollca: Cili është ushqimi që unë nuk e fus në gojë, nga duart e tua të arta?
Getoar Selimi: Suxhukun nuk e ka qejf Marina. Kur jemi në Shqipëri, sepse në Kosovë nuk e ka problem. E ka sipas vendit bëhet Kuvendi, i përshtatet vendit.
Marina Vjollca: Cili është defekti im? Flit po deshe…
Getoar Selimi: Nuk po filloj se zgjatet emisioni.
Marina Vjollca: Shumë mirë, të flasësh për defektet e tua.
Marina Vjollca: Pse ti nuk qesh asnjëherë në ekran?
Getoar Selimi: 3 arsye. 1, s’kam pse qesh kot. 2, është se edhe po qesha nuk më shihet shumë goja, ti e di nga mustaqet e mjekra dhe 3, nuk është e vërtetë sepse deri tani qesha.
Marina Vjollca: Nëse nuk do të ishe këngëtar, çfarë do të ishe?
Getoar Selimi: Kasap ose kuzhinier.
Marina Vjollca: Partnerja jote, gjëja më e mirë që të jep është?
Getoar Selimi: Zemra.
Marina Vjollca: Cili është vendi më i çuditshëm ku një fans të është afruar? I di disa raste unë…
Getoar Selimi: Kam shumë raste, por më e bukura është që nuk di sesi ta demonstroj. Isha njëherë në tualet të aeroportit, te ËC-ja e meshkujve. Ishim renditur si te ËC-ja e meshkujve dhe po bëja të punën që duhet të bëja. Edhe ishte njëri afër meje, sepse edhe aeroplani me shqiptarë. Vëllai tha, ta bëjmë një foto? Iu ktheva i thashë, ta bëjmë kështu si jemi, apo si?
Marina Vjollca: Kur të ka vënë ndonjëherë në siklet partnerja jote?
Getoar Selimi: Gjithmonë.
Marina Vjollca: Gjithmonë unë ty?
Getoar Selimi: Marina është një njeri që harron shumë edhe nuk di të gënjejë.
Marina Vjollca: E kam një të mirë, nuk di të gënjej.
Getoar Selimi: Unë ndonjëherë gënjej edhe për të. Ndodh shumë shpesh që ti i tregon diçka dikujt, edhe kjo thotë: jo më se nuk është ashtu. Po ju tregoj një rast. Ne ishim me disa miqtë tanë, edhe pikërisht me ata miq kishim qenë në Mynih…
Marina Vjollca: Jo, kjo është që më nxjerr mua keq, mos ta themi këtë. Unë mendova që doje të tregoje ndonjë gjë tjetër, s’ka gjë.
Getoar Selimi: Ta them apo jo?
Marina Vjollca: Po se do më nxjerrësh….
Getoar Selimi: Ok lëre, nuk guxoj…
Marina Vjollca: E kuptoni, ka grua këtu!
Marina Vjollca: Për çfarë të kritikon partnerja jote më shumë?
Getoar Selimi: Edhe këtu për gjithçka.
Marina Vjollca: Pse mo?
Getoar Selimi: Fliti këtij rojes, ngrija dorën atij…
Marina Vjollca: Përshëndete të them po.
Getoar Selimi: E preke atë, laji duart, laji duart, laji duart… çfarë ke tjetër? Vetëm kështu gjërash ke.
Marina Vjollca: Jam një vajzë e përkujdesshme.
Marina Vjollca: A gënjeve në ndonjë pikë të kësaj interviste dhe unë nuk e kuptova?
Getoar Selimi: Jo, ti e di që jo. Vetëm këtu nuk guxova me gënjyer.
Marina Vjollca: Zonja dhe zotërinj, Getoar Selimi./Klan