INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Sa shumë i konsumojmë çokollatat! Ja ku renditemi në botë…[VIDEO]

Publikuar më: 12:30 21-08-2017

Të pëlqesh çokollata nuk është vetëm kënaqësi po ka dhe ndikim pozitiv për shëndetin. E shqiptarët nga viti në vit e kanë shtuar konsumimin e tyre. E kjo duket edhe nga të dhënat doganore, pasi importet e çokollatës dhe produkteve të tjera të kakaos arritën rekord në Shqipëri në vitin 2016, duke e kaluar nivelin e 18 milionë dollarëve. Ky është niveli më i lartë rekord, që pas viteve ’90. Në raport me një vit më parë, importet e çokollatës janë rritur me gati 30%.
Në sasi, rezultojnë të jenë importuar 4.3 milionë kg çokollatë gjatë vitit 2016, ku një pjesë të konsiderueshme zë edhe çokokremi.
Importi zë peshën kryesore, ndërsa prodhimi vendas i çokollatës është pothujase inegzisten, pasi s’ka fabrika të mëdha prodhimi. Duke u nisur nga të dhënat e importit dhe popullsisë, nga përllogaritjet rezulton se konsumi për frymë i çokollatës ishte rreth 1.5 kg në vit në 2016-n.
Ndonëse në nivele rekord, ai mbetet shumë më i ulët në krahasim me shtetet e tjera.
Sipas të dhënave të Statisca.com, konsumatori më i madh në botë i çokollatës është Zvicra, me gati 9 kg për frymë në vit. Zvicra është e njohur për çokollatat e saj të jashtëzakonshme. Ndaj nuk është nuk është surprizë që zviceriantë e konsumojnë për frymë këtë produkt më shumë se çdo shtet tjetër në botë. Edhe gjermanët janë gjithashtu të varur pas çokollatës me një konsumim për frymë që arrin në 8.4 kg. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, konsumi mbetet relativisht i lartë, në 5.5 kg për frymë. Shtetet që e përdorin më pak çokollatën janë ato aziatike, teksa në Kinë, konsumi për frymë është minimal vetëm 200 gram.

Article Logic
Execution time: 0.0027670860290527