Në muajin shtator, çifti i njohur Elita Rudi dhe reperi Gjiko zbuluan se do të bëhen prindër për herë të dytë.
Dyshja e njohur publikoi një video në rrjete sociale, përmes së cilës dhanë lajmin e bukur dhe zbuluan gjininë e fëmijës njëkohësisht.
Shtatzënia e dytë e Elitës erdhi e papritur për publikun, sepse vetëm 1 vit më parë ata u bënë prindër të një djali. Në fakt ky fëmijë i dytë nuk ka qenë i planifikuar për çiftin, por mjaft i dëshiruar.
Tashmë, i vogli i tyre Zëri do të bëhet me motër, të cilën po e presin me padurim!
Së fundmi Elita na ka kënaqur sytë me një foto ku tregon barkun e rrumbullakosur, i cili është rritur shumë që nga hera e fundit që e kemi parë.