Përpos koncerteve e mbrëmjeve muzikore, një tjetër burim të ardhurash për këngëtarët është edhe Youtube. I ftuar në emisionin "Glamour Zone", këngëtari i njohur, Sergio zbuloi shifrat se sa fiton një artist shqiptar nga Youtube vetëm për një këngë. E pyetur nga moderatorja sa fiton nga Youtube, Sergio u përgjigj se fiton aq shumë sa për të bërë një jetë luksi.
"Më shumë se luks. Youtube është një burim shumë i mirë dhe unë mendoj se vetëm me të ardhurat e Youtube mund të bësh një jetë shumë shumë luksoze", u shpreh Sergio.
"Një nga këngët e tua më të klikuara ka qenë “Dije Zemër”, sa ke fituar nga ajo këngë?", e pyeti moderatorja Ester Bylyku.
"Kënga ime ka rreth 20 milion shikime dhe kam fituar diku tek 30 mijë euro vetëm nga Youtube", u përgjigj këngëtari.