INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sa shumë kredi të këqija! Shqipëria më problematike në rajon...

Sa shumë kredi të këqija! Shqipëria më problematike në rajon...

Publikuar më: 09:28 19-07-2018

Komisionit Europian ka realizuar një raport në lidhje me kreditë e keqija për vendet kandidate për tremujorin e parë të vitit 2018. Shqipëria rezulton vendi më problematik me 13.4% të totalit të huasë të pakthyer në banka. Një vit më parë ishte Serbia që kryesonte listën e kredive të këqija, po këtë vit ka përmirësim të ndjeshëm dhe ka zbritur në nivelin 9.2%. Edhe Mali i Zi ka bërë progres dhe i ka ulur huatë me probleme në 7.3%. Të tre këto shtete, Shqipëria, Serbia dhe Mali i Zi, deri dy vjet më parë kishin afro 20% të kredive të pakthyera dhe pas strategjive që ndoqën për uljen e tyre, ky tregues u reduktua ndjeshëm, por me ritme më të larta në Serbi dhe Mal të Zi.

Pas Shqipërisë këtë vit vjen Bosnja dhe Hercegovia me 9.7% e huave të këqija. Më mirë nga të gjitha shtetet paraqitet Maqedonia dhe Kosova.

Article Logic
Execution time: 0.0034129619598389