Këngëtarja Elvana Gjata ka bërë një rikthim shumë të fuqishëm në tregun muzikor.
Ajo na ka prezantuar me projektin e saj më të ri, “Tavolina e mërzisë” ku këngëtarja përshkruan ndenjat për një dashuri të humbur, por që ka lënë goxha kujtime dhe dhimbje ende.
Kënga është punuar nga Armend Rexhepagiqi, Aida Bajraku dhe orkestrim të Darko Dimitrov.
Videoklipi përshkruhet nga plane pranë natyrës dhe një Elvanë totalisht e zhveshur nga make-up apo paraqitjet bombastike, ashtu e thjeshtë, disi e lodhur dhe duke kërkuar qetësinë.
Një moment që vlen sa ato të njëmijë fjalëve është kur në fund të videoklipit këngëtarja përlotet. Lot që shprehin shumë ndenja dhe ku secili prej nesh mund të pasqyrojë atë që dëshiron.