IN LIFE SHOWBIZZ FASHION & BEAUTY LIFESTYLE MOVIES/MUSIC IN LIFE VIDEOS
Sa shumë ngjajnë! Flet “sozia” e Nora Istrefit: Më ngatërrojnë shpesh, por... [FOTO]

Sa shumë ngjajnë! Flet “sozia” e Nora Istrefit: Më ngatërrojnë shpesh, por... [FOTO]

Publikuar më: 21:58 13-02-2018

Po Roberti do i ngatërronte vallë?

Nicol Spaho është një emër i ri, por jo i panjohur në fushën e modelingut. Pas përfaqësimit të Shqipërisë në Miss Europe dhe renditjes në Top 10, për Nicol u hapën shumë dyer, oferta nga kompani prestigjioze modelingu dhe kontrata të panumërta. Tiparet ekzotike, kaçurrelat e bukur dhe fiziku perfekt janë mjaft për të rënë në sy të të gjithëve. Dhe e kanë bërë punën e tyre… Tani Nicol ka disa kontrata të hapura, por ndërkohë vijon edhe studimet për drejtësi.

E ftuar pasditen e sotme në Pasdite në Top Channel, Nicol rrëfeu disa prej eksperiencave të saj në kompeticionet e bukurisë, por edhe për një ‘eksperiencë’ që e ndjek në çdo kompeticion, në çdo dalje publike, por edhe në përditshmëri – ngjashmëria me këngëtaren e njohur Nora Istrefi.
E ndjek gjithmonë ky krahasim, kudo dhe nga të gjithë. Siç tregon vetë bukuroshja, është mëse e zakonshme tashmë edhe kur e thërrasin në emër të Norës. Është mësuar dhe nuk ndihet aspak keq, shkruan RevistaClass.

collagekoal.jpg

Megjithëse do të donte që të gjithë ta identifikojnë më shumë me arritjet e saj dhe ta njohin më shumë si Nicol sesa Nora, sërish nuk e ka bezdi krahasimin: “Nora është këngëtare e suksesshme, nuk e kam problem dhe nuk më bezdis fakti që më krahasojnë me të. Edhe pse dua më shumë të më njohin për arritjet e mia”, – thotë ajo për Pasdite.

E pyetur sa shpesh e ndjen këtë ngjashmëri, Nicol rrëfen se ndodh rëndom: “Jo vetëm që ma vënë në dukje, por më kanë ngatërruar me Norën disa herë”, – rrëfen ajo me të qeshur.
Por me Norën e vërtetë nuk ka rastisur asnjëherë, as e ka takuar dhe as e ka ndjekur në ndonjë koncert të saj: “E çuditshme është. Kam qëlluar në shumë koncerte ku kanë kënduar këngëtarë të njohur, por vetëm Nora nuk më ka qëlluar… Por me Robertin po”, – shton ajo me të qeshur.

A do ta ngatërronte Roberti? Natyrisht që jo, e padiskutueshme. E shumta që mund të ndodhte në koncertin e tij, mund të shkonte deri në ndonjë batutë për ‘Norën’ aty pranë ose edhe ndonjë ftesë 'Norës' në skenë.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.003065824508667