Kinematografia turke edhe në këtë sezon televiziv ka ofruar për shikuesit, seriale të cilët i kanë kaluar kufijtë e Turqisë. Prodhimet e këtij sezoni për kompanitë kanë kushtuar jashtëzakonisht shumë. Aktorët, disa prej të cilëve i njohim kanë përfituar jo pak, por miliona lira vetëm për një seri.
Aras Bulut İynemli të cilin e kemi parë në rolin e Mert në serialin I Infiltruari, ka përfituar 70 mijë lira vetëm për një seri në serialin e tij të ri Çukur dhe ndodhet në listën e 10 aktorëve më të paguar në Turqi.
Ndër më të paguarit janë edhe dy protagonistët e serialit Vatanim Sensin. Halit Ergenç të cilin e njohim si Sulejmani në serialin Sulejmani i Madhërishëm ka përfituar plot 160 mijë lira, ndërsa bukuroshja Bergüzar Korel ka marrë 80 mijë lira vetëm për një seri të serialit.
Në TOP 10 aktorët më të paguar është edhe Engin Altan Düzyatan për rolin e Ertugrul në serialin me të njëjtin emër Ai ka përfituar 75 mijë lira turke për një seri në këtë serial, shkruan KlanPlus.
Në krye të listës është Kenan İmirzalıoğlu, i cili ka përfituar 350 mijë lira për vetëm një episod në serialin Mehmet Pushtuesi.