INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sa shumë rikthime në Kombëtare, Panucci fton edhe dy të rinj

Sa shumë rikthime në Kombëtare, Panucci fton edhe dy të rinj

Publikuar më: 11:21 01-09-2018

 

 

Christian Panucci, trajneri i Kombëtares shqiptare, ka publikuar listën me 25 futbollistë që do t’i përdorë për dy ndeshjet në fillim të muajit shtator, kundër Izrealit dhe Skocisë, të vlefshme për Ligën e Kombeve.

Lojtarët do të vijnë nga nesër deri ditën e hënë, ku spikasin rikthimet e 6 futbollistëve, që mungonin në grumbullimet e mëparshme, si Jahmir Hyka, Migjen Basha dhe ish-kapiteni Ansi Agolli, që duket se edhe njëherë tjetër do të vërë shiritin në krah.

“Unë gjithmonë kam qenë në lidhje me Agollin që duhet t’i gjejmë një zëvendësues. Kam thënë se, nëse do të na duhet, do e thërras. Nuk e kam thënë kurrë që Agolli nuk do të jetë më pjesë e skuadrës përfaqësuese,” – tha trajneri Panucci.

panucci_ne_koference_per_shtyp.jpg
Sadiku dhe Roshi do të mungojnë për arsye dëmtime, ndërsa janë thërritur edhe Mihaj, Binaku dhe Demiri të cilët kanë vendosur të luajnë për Shqipërinë. Do të mungojë Memushaj, që nuk luan prej katër muajsh.

Grumbullohet edhe Mërgim Mavraj, edhe pse qendërmbrojtësi aktualisht është pa ekip. Pak e habitshme në fakt, por Panucci e ka bërë edhe më parë me lojtarë të tjerë, për t’u dhënë një dorë dhe mos ndihet jashtë ekipit kuqezi.

“Jemi një skuadër e mirë, nëse do të jemi gjithmonë të plotë. Mavraj ka kohë që nuk luan, Sadiku e Roshi të dëmtuar. Kam thirrur një skuadër më eksperte. Ka disa lojtarë që luajnë pak, ose nuk luajnë aspak. Nëse jemi të bashkuar, mund të bëjmë shumë gjëra të mira,” – shtoi italiani që drejton kuqezinjtë.

I vetmi lojtar nga kampionati shqiptar është portieri i Partizanit, Alban Hoxha, i cili gjithsesi, do të jetë në stol, pasi nuk mund të konkurrojë për momentin me Etrit Berishën dhe Thomas Strakoshën.

lista_e_kombetares.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0044848918914795