Majk e ka hedhur prapa krahëve ndarjen!
Majk është një nga reperët të pëlyqer për publikun shqiptar dhe çdo këngë e tij kthehet në hit. Mjafton të përmendim këngën e fundit të tij, pikërisht “Pasha Jetën” në bashkëpunim me Capital T dhe e kuptojmë suksesin e Majk në tregun shqiptar.
Ai është shumë aktiv si me projekte të reja muzikore, ashtu edhe me koncerte brenda dhe jashtë vendit. Krahas jetës profesionale, reperi ka qenë vazhdimisht i përfolur edhe për jetën e tij private, sidomos që kur u nda nga Majlinda Zekën, me të cilën ka edhe një djalë të quajtur Roan.
Por kjo lidhje i përket së shkuar dhe Majk ka nisur një romancë të re me Melita Nushin, lidhje të cilën ende nuk e ka konfirmuar, por me paraqitjet e tij të shpeshta pranë saj, konfirmon se lidhja e tij po shkon për mrekulli.
Para disa ditësh në mediat kosovare qarkulloi një lajm se çifti në fjalë nuk kanë të bëjnë më me njëri-tjetrin, por së fundmi në një foto që po qarkullon në rrjetet sociale, shihet Melita t e përqafuar me Majkun dhe duken shumë të lumtur.