Olta Gixhari ka nisur të tregojë hapur mendimin e saj për qëndrimin e Kiarës në marrëdhënie me Luizin. Së fundmi, aktorja i ka thënë më shumë se një herë moderatores se “po e përdor Luizin për lojë” dhe se “është shtirur me të”. Edhe pse duke qeshur, Olta shtoi se këto fjalë “i mendon seriozisht.”
Olta: Aman o kiara se edhe ti Luizin për lojë e përdore po hë, nuk më duket se e do aq shumë. Më vjen keq të ta them seriozisht, ta them kështu me të qeshur. Po ndenje më shumë këtu do dekompozohesh, kështu që ik Kiara më mirë se nuk e përballon dot gjithë këtë shtirje që po bën këtu. Je shumë e shtirur vërtet! Po kur bën sikur vdes për Luizin? Aman kur bën sikur vdes për Luizin, që vetëm e përdor vetëm për lojë. Jeni përshtatur mirë me njëri-tjetrin, por nuk keni gjë të përbashkët. Si ka mundësi që i del vetëm kundër? Ke fillur ti vëhesh fuqishëm kundër.
Përgjigja e Kiarës? Ajo klasikja! Moderatorja i tha Oltës se “është mendimi i saj”, nisi duke qeshur dhe shtoi edhe disa fjalë me ironi. “Po unë me hernie, me shpinë, ça përdor unë? Është mendimi jot. Hajde bëjmë një bisedim tjetër”– tha Kiara.