U bënë tashmë dy muaj që dyshja Kylie Jenner dhe Travis Scott janë bërë prindër pas ardhjes në jetë të vogëlushes Stormi.
Të shtunën mbrëma Kylie dhe Travis kanë shijuar një darkë së bashku në Los Angeles.
Dyshja ishin të ftuar në ditëlindjen e Elisabeth Woods, mamasë së njërit prej miqve më të mirë të Kylie-t.
Në një foto të publikuar nga festa e ditëlindjes, Travis shihet ta ketë përqafuar Kylie-n dhe fytyra e 20-vjeçares duket të rrezatojë nga buzëqeshja.
Sa të ëmbël! Kylie dhe Travis me siguri dinë si t’ja shprehin dashurinë njeri-tjetrit.