INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sa të favorizuara janë gratë në sektorë të ndryshëm? Banka Botërore na rendit në vendin e 35-të

Sa të favorizuara janë gratë në sektorë të ndryshëm? Banka Botërore na rendit në vendin e 35-të

Publikuar më: 09:34 05-03-2019

Banka Botërore në raportin më të fundit, “Femrat, biznesi dhe ligji 2019”, e rendit Shqipërinë të 35-tën, ndër 187 ekonomi të botës me 91.25 pikë nga 100 në total. Raporti mat shanset ekonomike që i krijohen femrave nga legjislacioni dhe kushtet e jetesës.

Pikëzimi i Shqipërisë në këtë raport, me 91.25 pikë bëhet mbi bazën e disa nën-indikatorëve. Në 6 prej tyre, lëvizja e lirë, fillimi i një pune, pagesa, martesa, menaxhimi i aseteve dhe nisja e një biznesi, Shqipëria merr pikët maksimale, pra 100. Kjo do të thotë se në këto 6 drejtime, barazia meshkuj-femra është e plotë. Janë dy nën-indikatorë të tjerë ata që rrëzojnë pikëzimin, me atë të pensioneve ku femrat shqiptare marrin 50 pikë nga 100 dhe atë të lejes së lindjes me 80 pikë nga 100. Pra në këto dy komponentë gratë shqiptare nuk janë në nivele të kënaqëshme.
Sa i përket rajonit, Serbia dhe Kosova janë më mirë se Shqipëria në renditje, ndërkohë që Bosnje Hercegovina, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi janë më dobët. Në vend të parë të listës, me barazi të plotë janë 6 vende europiane: Belgjika, Franca, Danimarka, Luksemburgu, Suedia dhe Letonia. Në vendet e fundit në nivel global janë: Sudani, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabia Saudite.

Article Logic
Execution time: 0.0053281784057617