INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sa të fortë jeni? Nga hakmarrja te e qara, mësoni si e përballojnë zhgënjimin shenjat e horoskopit!

Sa të fortë jeni? Nga hakmarrja te e qara, mësoni si e përballojnë zhgënjimin shenjat e horoskopit!

Publikuar më: 23:51 27-02-2018

E përditshmja na përball me situata nga më të ndryshmet. Brenda një cikli prej 24 orësh, përjetojmë ulje e ngritje humori, e kështu nuk mund ta dijmë se çfarë do të na duhet të kalojmë. Por, sa mirë e përballojmë stresin? 

Kjo është gjithmonë në varësi të karakterit. Disa durojnë më shumë nga ç’e mendojmë. Të tjerë shpërthejnë me nerva, ndërsa një pjesë e zgjidhin duke qendruar të mbyllur në vetvete. Si gjithmonë, shenja e zodiakut është një përcaktues i mirë në këtë drejtim. Data e lindjes ndikon së tepërmi në mënyrën si i përballoni situatat, edhe pse jo çdokush është i njejtë në një rast të tillë. Por, mos u çudisni nëse përshkrimet e mëposhtme korrespondojnë ekzaktësisht me ju. Ja shpjegimi për secilën shenjë!

Dashi – silleni sikur nuk ju intereson zhgënjimi, edhe pse diçka ju shqetëson thellë përbrenda.
Demi – nuk mund ta fshihni kur jeni nën presion dhe gjithçka e zgjidhni nëpërmjet ushqimit.
Binjakët – deklaroni se ia dilni vetëm vetë dhe nuk ju duhet tjetër njeri përkrah.
Gaforrja – nuk falni dhe nuk harroni, pra siguroheni të hakmerreni.
Luani – e gjithë bota e merr vesh kur jeni nën stres, sepse e bërtisni me të madhe.
Virgjëresha – kërkoni perfeksionin, kështu që edhe stresi më i vogël ju duket si vdekja.
Peshorja – mendoni se një zhgënjim mjafton për të vërtetuar se e gjithë bota është kundër jush.
Akrepi – ju mendoni vetëm hakmarrjen, pa marrë parasysh asnjë rrethanë tjetër përreth.
Shigjetari – thjesht nuk e mendoni kurrë sikur fajin e keni ju, por nënvlerësoni të gjithë ata që ju sollën në një situatë të tillë.
Bricjapi – shndërroheni menjëherë në akull të ftohtë, duke përjashtuar shumë njerëz nga jeta.
Ujori – e keni disi më të lehtë, pasi zor se lidheni shumë me diçka apo dikë.
Peshqit – jeni zemërthyerit në këtë pikë dhe zgjidhja është e qara! /Bordo.al

Article Logic
Execution time: 0.0022859573364258