Bes Kallaku dhe Ols Bylyku janë dy aktorë humori shumë të preferuar për të gjithë popullin shqiptar, ku na bëjnë të qeshim me humorin e tyre.
Të dy aktorët janë shumë aktivë në rrjetet e tyre sociale ku ndajnë me adhuruesit e tyre foto dhe video të ndryshme, qoftë ato gazmore po ashtu dhe nga jeta personale e përditshmërisë.
Ata kanë pozuar në një foto sot me Suada Dacin, kryeredaktoren e “BE Coffee”, ndërkohë që prapa tyre shihet një logo e “Loku Film”.
Disa burime për “News31.al”, tregojnë se “Loku Film” është kompania e Bes Kallakut që do të realizojë edhe një film, ku sigurisht Besi do të jetë protagonist dhe zhanri i filmit pritet të jetë komedi.
Pjesë e filmit me sa duket do të bëhet edhe Olsi i cili prej “Portokallisë”, i qëndron pranë Besit dhe çdo projekt apo hap në karrierë po e bëjnë bashkë.