Gjatë pjesëmarrjes së saj në BBV, publiku krijoi një pëlqyeshmëri të madhe për Efi Dhedhes, e cila u dallua për karaketrin e saj të fortë.
Pas daljes nga “reality show”, Efi vijon të jetë shumë aktive në rrjetet sociale, duke qëndruar sa më pranë fansave të saj.
Efi vazhdon të jetë një personazh mjaft i ndjekur dhe i komentuar në rrjetet sociale. Së fundmi personazhi i njohur televiziv ka bërë një komunikim virtual me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, përmes të cilave ka marrë shumë komplimente.
Mirëpo, Efi ka vendosur që pervec fjalëve të mira, të publikojë në profilin e saj, edhe një mesazh aspak të këndshëm, i ardhur nga një ndjekës i saj, i cili e pyet se sa i ka shkuar pazari që pas daljes nga Big-u.
“Sa të ka shkuar pazari që nga dalja nga Bigu”, shkruan ndjekësi i saj.
“Sa pyetje interesante por meqë ra fjala ju meshkuj të tillë jeni një neveri”, ka replikuar Efi.
Ndërkohë një tjetër ndjekëse i ka hedhur benzinë zjarrit, duke e ngacmuar Efin po me të njëjtën pyetje.
Kësaj radhe, ish-konkurrentja e Big Brother vendosi që jo vetëm t’i përgjigjej por gjithashtu edhe të zbulonte emrin e saj në Instastory, duke i thënë se është një femër që e bën të vjellë.