INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sa të sëmurë janë shqiptarët? U përfol shumë për këtë koncension, pas 4 vitesh publikohen rezultatet[FOTO]

Sa të sëmurë janë shqiptarët? U përfol shumë për këtë koncension, pas 4 vitesh publikohen rezultatet[FOTO]

Publikuar më: 15:21 17-05-2019

Programi “Si je?” ka dhënë rezultatet e para. Pas 4 vitesh koncensionari, që mori përsipër kontrollin bazë të popullatës nga 35-70 vjeç ka prezantuar nivelin e sëmundshmërisë në vendin tonë. Në një aktivitet të posaçëm të dhënat i prezantoi Ministria e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu që ka treguar se 1 në 7 persona fal këtij programi mësoi se vuan nga tensioni arterial, që është një prej shkaktarëve kryesorë të sëmundjeve të zemrës. Ndërsa 1 në 4 qytetarë rezulton me kolesterol të lartë, edhe këta kanë rrezik të lartë për tu prekur nga sëmundjet e zemrës. Testet kanë zbuluar dhe nivelin e lartë të alkoolistëve. 1 në 30 qytetarë ka probleme me konsumin e lartë të alkoolit.

Një tjetër statistikë e frikshme është dhe ajo për mundësinë për t’u prekur nga diabeti. 1 në 6 persona ka rezultuar me vlera më të larta të glicemisë.

“Kontrolli mjekësor bazë ka zbuluar më shumë se 73 mijë qytetarë në fazën prediabetike. Kapja e hershme e diabetit do të thotë që të kesh mundësi ta parandalosh sëmundjen nëpërmjet sitlit të jetës, dietës të shëndetëshme dhe pa patur nevojë për t’u trajtuar me medikamente”, sqaroi ministrja e Shëndetësisë.

Analizave bazë në 4 vjet ju janë nënshtruar 1 milion qytetarë. Ky koncension është sulmuar shumë nga opozita.

ogok.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0034759044647217