INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sa të sigurt janë konsumatorët? Ekspertët për sigurinë ushqimore në IN News [VIDEO]

Sa të sigurt janë konsumatorët? Ekspertët për sigurinë ushqimore në IN News [VIDEO]

Publikuar më: 15:24 14-09-2018

Siguria ushqimore është një nga temat për të cilat vëmendja e autoritetit duhet të jetë e vazhdueshme dhe jo me sezone. Ky është opinioni i ekspertëve që thonë se kjo problematikë e shtuar nuk zgjidhet dot përmes aksioneve të inspektorëve të AKU-së, pasi ato duhet të jenë periodike dhe mos të mbeten kryesisht tek pikat fundore, tek tregëtarët e vegjël. Eksperti i sigurisë ushqimore, Ilir Pilku për IN Tv ka pohuar se AKU duhe të bllokojnë ushqimet e pasigurta që në hallkat e para.
‘’AKU e ka për detyrë të sigurojë kontrollet në dogana dhe porte, të bazohet në një analizë risku. AKU duhet të mbrojë konsumatorin. Duhet të kontrollohen dokumentet në bazë të analizës së riskut’’ ka thwnw ai.
Gjithashtu eksperti Ilir Piku ka renditur edhe disa nga produktet që mbartin më tepër rrezikshmëri. Ndwrkohw edhe banorët për IN tv, pohojnë se ndihen të rrezikuar jo vetëm për produktet me origjinë shtazore, por edhe nga prodhimet e serave, pasi përdorimi i pesticideve po dëmton shumë shëndetin e tyre. Në këto kushte banorët kanë kërkuar nga autoriteti përkatës ushqimor të forcojë kontrollet për rritjen e sigurisë ushqimore.

 

Article Logic
Execution time: 0.0040278434753418