INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sa të ‘sigurt’ janë pasagjerët. Shoferi i autobusit me patentë të falsifikuar

Sa të ‘sigurt’ janë pasagjerët. Shoferi i autobusit me patentë të falsifikuar

Publikuar më: 18:01 20-05-2018
Një 36-vjeçar, shofer autobusi është arrestuar nga policia e Tiranës pasi u kap me dokumenta dhe patentë të falsifikuar.
Arrestimi i tij u bë në kuadër të zbatimit të  Planit Operacional “Tispol Maj 2018”, për debitorët dhe shkeljet e tjera të legjislacionit rrugor, vazhdoi edhe sot me kontrolle të përqendruara nga Policia Rrugore e kryeqytetit, ku nga verifikimet në terren rezultoi se:
 
"Shtetasi me iniciale F.K., vjec 36 u konstatua duke drejtuar mjetin tip “Autobuz” për transport pasagjerësh me leje drejtimi dhe ccertifikatë aftësimi profesional të falsifikuar.
Drejtuesi i mjetit u kap në kushtet e flagrancës dhe u shoqërua në ambientet e Drejtorise Vendore të Policisë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore e Proceduriale nga Sektori i Krimit Ekonomik e Financiar", thotë policia.
 
Article Logic
Execution time: 0.0034029483795166