INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sa të sigurt jemi me ushqimet që konsumojmë? AKU bllokon birrë, lëngje, çokollata, suxhuk etj

Sa të sigurt jemi me ushqimet që konsumojmë? AKU bllokon birrë, lëngje, çokollata, suxhuk etj

Publikuar më: 12:25 19-08-2018

Çdo ditë e më tepër rreziku nga konsumimi i produkteve të skaduara është evident. Nuk ka ditë që AKU  bllokon ushqime të skaduara , mish me salmonelë e pa llogaritur kushtet skandaloze në të cilat mbahen apo tregëtohen produktet. Së fundi 1032 copë çokollata, 8 litra qumësht, 9 biskota, 20 patatina, 833 litra birrë, 95 litra lëngje, 10 kg suxhuk, janë sekuestruar pasi mbaheshin në kushte të pa përshtatshme.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit thotë se ka evidentuar tre subjekte në Lushnje, Gramsh dhe Kukës, të cilët kryenin veprimtari në kundërshtim të plotë me ligjin e sigurisë ushqimore. Ndaj subjekteve është marrë masë administrative gjobë si dhe konfiskim e asgjësim të produkteve ushqimore. Por çfarë duhet të bëjë konsumatori kur është i riskuar edhe në markete, jo më të mendojë blerjen e tyre tek tregëtarët ambulantë?

aku_4_-_Copy.jpeg

aku_1_-_Copy.jpeg

aku_1_-_Copy.jpeg

Article Logic
Execution time: 0.0039169788360596