INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Sa të vështirë e kanë kolegët e Gashit të germëzojnë emrin e tij

Publikuar më: 13:18 23-02-2016

Shkëlzen Gashi ka kryer seancën e parë stërvitore me skuadrën e tij të re, Colorado Rapids në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe që në fillim ka sfiduar shokët e tij të skuadrës.

Sfida e parë për ta ka qenë shqiptimi i emrit të lojtarit të kombëtares kuqezi.

Ekipi i Colorado Rapids ka publikuar në faqen zyrtare një video humoristike ku shihet sa të vështirë e kanë kolegët e Gashit germëzimin e emrit të tij.

Të gjitha këto përpjekje rezultojnë të gabuara në fund dhe askush nuk është në gjendje që të shqiptojë siç duhet emrin e lojtarit shqiptarë SHKËLZEN.

Në fund, futbollistët e Colorados bëjnë një pakt dhe vendosin ta thërrasin thjesht GASHI.

Shkëlqen Gashi ka nisur një aventurë të re me skuadrën amerikane, duke u larguar nga ekipi zviceran i Bazelit, ku nuk kishte hapësira të shumta loje.

Gashi do të kërkojë të jetë protagonist në SHBA me qëllim që të sigurojë një vend në listën e De Biazit për “Euro 2016”.

Article Logic
Execution time: 0.0035889148712158