Koncertet që do të mbahen këtë verë në Tiranë i nisën dy këngëtarët shqiptarë, Ermal Meta dhe Rita Ora.
Kjo e fundit arriti të mbledhë në shesh plot 25.000 persona. Mirëpo interes ngjalli edhe fakti se sa u paguan këngëtarët shqiptarë për koncertin që mbajtën. Ka qenë kryebashkiaku Veliaj ai që ka sqaruar se për ardhjen e të dy këngëtarëve në Tiranë, nuk është shpenzuar asnjë qindarkë.“Të gjitha kanë qenë falas sepse këtë kemi dashur të bëjmë që në fillim e këtë kemi bërë. Unë besoj se të rinjve shqiptarë duhet t’u jepet mundësia të shohin një koncert falas”, tha Veliaj.