INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Sa vende punë të lira ka? Do çuditeni me raportin ofertë - kërkesë…[VIDEO]

Publikuar më: 16:43 21-08-2017

Aktualisht në zyrta e punës në të gjithë vendin ka rreth 2600 vende të reja punë. Në një kohë që të papunë ka me mijra zyrtarish në këto zyra janë afro 37.500 të regjistruar. E nëse bëjmë një përllogaritje 14 persona “luftojnë” për vetëm  1 vend pune. Mos flasësh pasatj për mijra të tjerë që e kërkojnë personalisht punën.
Po gjithësesi mund ta provoni fatin dhe nëse bëni kërkimin në faqen zyrtare të Shërbimit Kombëtar të Punësimit, puna.gov.al mund të regjistroheni dhe pasi të keni një llogari personale, mund të shihni ofertat për punë, por edhe të aplikoni.
Mjafton të jepni të dhënat bazë si emri, mbiemri, ditëlindja, numri i kartës së identitetit apo adresa e postës elektronike, për të krijuar llogarinë personale.
Pas regjistrimit të këtyre të dhënave, sistemi dërgon automatikisht fjalëkalimin në adresën e postës elektronike, i cili mundëson aksesueshmërinë në faqe si dhe aplikimin për vendet e lira të punës.

Article Logic
Execution time: 0.0034689903259277