INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Sa vite pune duhet në Shqipëri për të dalë në pension, po për europianët? [VIDEO]

Publikuar më: 10:32 30-05-2017

Shqiptarët punojnë shumë vite në raport me disa kombe të tjera për të fituar pensionin, pasi për të përfituar të plotë duhet të punojë mesatarisht 35.8 vite pune. Më të favorizuarit në Europë shfaqen italianët me 30. 7 vite.
Madje është gjykuar se stili i jetesës së italianëve është burim zile për shumë shtetsa të tjerë. Në kontrast me italianët suedezët e zellshëm për punën punojnë mesatarisht 41.2 vite. Fqinjët e tyre në të gjithë Detin e Veriut, si Holanda, Danimarka, Britania dhe Gjermania janë të ngjashm dhe kanë të njëjtën kohëzgjatje të kohës që punojnë.
Vërehet se në të gjithë Europën, njerëzit po punojnë më shumë se të kaluarën. Në 2015-ën, europianët punonin më shumë se 1.9 vite me shumë se një dekadë më parë. Edhe për shqiptarët, me ligjin aktual të pensioneve, parashikohet që numri i viteve të punës për të dalë në pension deri në 2029 të arrijë 40.
Ndërsa së fundmi dhe banorëve të Maltë iu shtuan me 5.1 vite koha që iu duhet për të dalë në pension, por përsëri ata punojnë vetëm 33.4 vjet për të përfituar pensionin e plotë.
Sipas të dhënave të Eurostat, vendet europiane që punojnë më pak janë Belgjika me 32.6 vite,  Greqia me 32.3 vite, Bullgaria me 32.1 vite dhe Italia me 30.7 vite.

Article Logic
Execution time: 0.0036129951477051