INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sa vlen Call of Duty i ri [VIDEO]

Sa vlen Call of Duty i ri [VIDEO]

Publikuar më: 11:52 09-07-2018

Call of Duty është një ndër seritë më popullorë të videolojrave që bota ka parë ndonjëherë. Që nga viti 2003, kur u lançua loja e parë, titujt e serisë kanë qenë të shumtë.

Call of Duty Black Ops 4 është instalimi i pesëmbëdhjetë i lojës. Risia e vetme që Activision, publikuesi i këtij frenchise po sjell është heqja e Single Player Campaign. Veprimi në fjalë është kritikuar nga mjaft fansa, pasi jo të gjithë pëlqejnë të luajnë vetëm online, por vendimi është marë tanimë. Mbase kostot janë ulur në këtë mënyrë, por lojtarët duan sa më shumë nga një lojë që blejnë.

Risitë në Call of Duty kanë kohë që kanë vdekur. Tek ky instalim që presim në fund të këtij viti do të kemi vetëm modalitete multiplayer(ndër të cilat Battle Royale që do të quhet Blackout dhe synon të rivalizojë Fortnite). Zombie Mode po ashtu do të jetë sërish i pranishëm. Hartat e para që do të lançohen do të jenë 3, ku më e shumëpritura do të jetë reboot i Mob of The Dead, që nihet ndryshe dhe si Alcatraz Map.

Të urojmë që nuk do të lançohet një Dlc për historinë, pasi atëherë dhe fansi më i flaktë i serive do të zgjënjehej.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038881301879883