INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sa zgjat lidhja me meshkujt me mjekër të dendur, sipas shkencës? Zbulim interesant!

Sa zgjat lidhja me meshkujt me mjekër të dendur, sipas shkencës? Zbulim interesant!

Publikuar më: 11:53 05-12-2016
Mesa duket nuk ka më dyshim, mjekra te meshkujt ndikon pozitivisht.
Edhe ju femra që nuk i pëlqeni shumë meshkujt me mjekër, pasi të merrni vesh përfundimin e fundit, do ndryshoni mendim. Intv.al ju sjell një studim të fundit nga Universiteti i Queensland, drejtuar nga Barnaby Dixon, i cili gjeti se  meshkujt me mjekër të dendur kanë më shumë mundësi për të qëndruar në një lidhje të gjatë, krahasuar me meshkujt pa mjekër.
 
Sipas tyre, sa më burrërorë të jetë një mashull, aq më shumë tërheqës është në sytë e femrave. Intv.al shton se  meshkujt me mjekër të dendur  japin një sinjal të dominancës dhe të japin ndjesinë e mbrojtjes, që femrat e kanë shumë të nevojshme.
 
Në këtë studim morën pjesë, 8520 femra të cilat u pyetën sa ndikon pamja e jashtme, në rastin konkret mjekra te jetëgjatësia e një lidhjeje. Përgjigja e tyre ka surprizuar duke konfirmuar, se këta meshkuj qëndrojnë më shumë në një lidhje të gjatë. Intv.al shton se këta meshkuj, kanë më shumë mundësi të jenë më afër martesës, në krahasim më meshkujt pa mjekër. Interesante, ndoshta të gjithë do fillojnë të mbajnë mjekër tani!
 
Burimi: Elite Daily
Përshtati: Anisa Bega
 
Article Logic
Execution time: 0.0037639141082764