Në fushë njihet si lojtar i qetë, por jashtë fushave ka vijuar të prodhojë lajme, sidomos në lidhjet intime. Paolo Dybala i tha lamtumirë Antonella Cavalierit vetëm pak muaj më parë, por nuk ka humbur kohë për të gjetur një partnere të re.
Sulmuesi argjentinas është fejuar me modelen, aktoren dhe këngëtaren amerikano-jugore, Oriana Sabatini. 20-vjeçarja është bërë e njohur në rolin e Azul në telenovelën “Aliados”. Ajo është mbesa e ish-tenistes Gabriela Sabatini.
Mesa duket, sulmuesi i Juventusit edhe pse ka qëndruar në hije në javët e para të Seria A, po shkëlqen jashtë fushe, aty ku po kalon momente shumë të lumtura përkrah partneres së tij të re Oriana Sabatini.