Sabiani së bashku me të bijën, Keisi Medini ishin të ftuar në emisionin “Wake Up” ku folën për eksperiencën e këngëtarit të njohur brenda shtëpisë së “BBVIP”. Gjithashtu rrëfyen edhe emocionet që kanë pasur gjatë takimit të tyre brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Fillimisht Sabiani u shpreh se kur ka hyrë Keisi për ta surprizuar, duhej që ti kishte thënë se sa mbështetje kishte jashtë.
“Mendoja se nuk do kisha një pritje kaq të madhe. Dilja jo i preferuari i publikut dhe thosha çfarë dua unë këtu brenda. Kjo më rëndonte psikologjikisht. Thosha ku është ai publiku im që më ka dëgjuar 21 vite. Ndoshta nuk i pëlqen tipi im. Kjo më ka penalizuar pak brenda shtëpisë”, tha këngëtari i dashur për publikun.
I pyetur se çfarë do të bënte ndryshe në shtëpi nëse do të rikthehej sot, pasi ka parë se si funksionon loja aty brenda, Sabiani tha:
“Do ndihesha më i sigurt, nuk do ndryshoja diçka nga loja ime se realisht nuk kisha hyrë për lojë. Unë gjithmonë përpiqesha ta merrja me pozitivitet”.