Seldi Qalliu javë më parë ka publikuar këngën e re me Keisin, vajzën e këngëtarit Sabian.
Në videoklipin e këtij projekti muzikor, dyshja shihen të afërt me njëri-tjetrin, madje, duke u ledhatuar.
Ndërsa dje, këngëtari Sabian, i njohur edhe si babai i Keisit, ka hedhur një fotografi në Instastory, ku shihet me Seldin.
“U rrit dhe ky” ishin fjalët në foton e postuar.
Ndërkohë që të gjithë po pubikojnë foto se si dukeshin para dhjetë vitesh, vajza e Sabianit ka bërë diçka të pabesueshme për të atin e saj.
Në foton e publikuar duket këngëtari se si do të jetë transformuar në vitin 2029.
Kjo ka qenë një shaka e vajzës së tij, modeles Keisi.
Ajo gjithmonë publikon foto pranë të ati dhe jo rrallë bën fansat për të qeshur me ‘gallatat’ ndaj të atit.