INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sabiani mungoi në dasmën e Ilirit, zbulohet arsyeja e vërtetë pse mori fund miqësia mes dy

Sabiani mungoi në dasmën e Ilirit, zbulohet arsyeja e vërtetë pse mori fund miqësia mes dy "vëllezërve"

Publikuar më: 18:31 29-05-2022

Ilir Shaqiri dhe Sabiani krijuan një raport shumë të ngushtë gjatë kohës që ishin në “Big Brother VIP”. Balerini dhe këngëtari i referoheshin njëri-tjetrit si vëllezër ndërsa ky i fundit theksonte shpeshherë se Iliri ishte “100 mijë euroshi” i tij, duke i uruar fitoren.

Pas daljes nga shtëpia e famshme, Sabani vazhdoi që të mbështeste publikisht balerinin ndërsa ky i fundit ndodhej në një garë të fortë me Donald Veshaj për trofeun e madh. Pas përfundimit të BB VIP, ku balerini u shpall fitues, ata u panë shumë herë nën shoqërinë e njëri-tjetrit.

Dedikimet dhe postimet e përbashkëta nuk mungonin në rrjete sociale. Mirëpo, nuk kaloi shumë kohë dhe miqësia e tyre pësoi krisje. Ishte vetë Sabiani që konfirmoi këtë gjë kur ishte i ftuar në emisionin e Donaldit, Më lër të flas.

“Vëllai im Iliri ka përfituar më shumë, nuk mund të flas nga jashtë, unë nuk do të ndryshoja si karakter, do gjeja një vëlla ose një motër aty”, u shpreh Sabiani. Kur këngëtari festoi ditëlindjen, ndërsa nuk munguan urimet e shumta nga ish banorë të BB VIP, Iliri nuk u duk gjëkundi.

Kur Iliri u pyet për mikun më të mirë pas BB, ai tha se ka disa ish banorë me të cilët mban marrëdhënie të mira, por pa përmendur Sabianin. “Kam disa miq të mirë dhe vazhdoj të mbaj marrëdhënie të mira me ta, sepse dinë çfarë flasin pa kushtëzime dhe pretendime, si gjatë programit, ashtu edhe pas tij.”

Megjithatë, ndonëse Sabiani u përpoq që të hidhte poshtë këto thashetheme, gjithçka u vulos nga mungesa e tij në dasmën e balerinit të shtunën mbrëma. Arjola Demiri, Ardit Çuni, Arbër Sulstarova, Meridian Ramçaj, Sheila Haxhiraj dhe Valon Shehu ishin ish banorët e BB VIP që morën pjesë në dasmën e tij.

Ndërsa Sabiani, gjatë kohës që po mbahej ceremonia ka treguar se ndodhej në Vlorë bashkë me të birin. Ky veprim nga ana e balerinit, duke mos ftuar në dasmë këngëtarin, i ka vënë vulën raportit miqësor mes tyre.

Por çfarë ka ndodhur mes tyre?

Pak kohë më parë, Panorama raportonte se mes tyre nuk kishte pasur një sherr por një distancim pas disa këndvështrimeve të ndryshmeve që kanë pasur për tema të caktuara.

Article Logic
Execution time: 0.0037441253662109