Pasditen e sotme në programin ‘Rudina’ ishte ftuar Sabiani dhe Keisi Medini, në një rrëfim të rrallë së bashku në një studio televizive. Sigurisht qendra e bisedës ishte marrëdhënia baba dhe bijë që ata kanë me njëri-tjetrin, por ndër të tjera u fol edhe për një prej klipeve të këngëtarit të njohur, ku e bija u shfaq si modele. Kjo këngë e habiti disi publikun pasi i dedikohej dashurisë së humbur dhe prania e vajzës u duk pak e çuditshme, por Sabiani ka shpjeguar çdo gjë sot duke rrëfyer se nuk ishte zgjedhja e tij që Keisi të shfaqej në këngë, por e bashkëpunëtorit që e kishte ftuar në këngë.
Kur u pyet nëse do zgjidhte një modele tjetër në vend të vajzës, ai u shpreh i bindur që po.
Nga ana tjetër, Keisi është kthyer në një nga vajzat më të komentuara, pasi është mjaft simpatike dhe prej kohësh po zhvillon një karrierë si modele. Biondja simpatike rrëfeu në programin e pasdites se dëshiron t’i largohet modelingut dhe fotografive si modele dhe mendon t’i përkushtohet muzikës seriozisht.