INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sabri Fejzullahu zbulon takimin dhe bisedën e fundit me Nexhmije Pagarushën: 'Nexhi më fal' [VIDEO]

Sabri Fejzullahu zbulon takimin dhe bisedën e fundit me Nexhmije Pagarushën: 'Nexhi më fal' [VIDEO]

Publikuar më: 16:28 13-02-2020

Një mbrëmje dedikuar ikonës së muzikës shqiptare ka qenë puntata e djeshme e emisionit “Soiree” me Jonida Shehun. Për të kujtuar dhe për të dëgjuar muzikën e saj të paharrueshme ishin mbledhur disa nga artistët që kanë qenë më të afërt me të.

Një ndër ta ishte edhe këngëtari i njohur Sabri Fejzullahu, i cili ka treguar se e ka takuar para 1 muaji se ajo të ndërronte jetë dhe ajo e ka ‘kritikuar’ se pse ai nuk shkonte ta takonte më shpesh.

“Ambasadori Qemal Minxhozi ka qenë ai që e ka vizituar gjithmonë. I ka shkuar në shtëpi dhe kur nuk ka qenë një javë në Kosovë, e ka marrë në telefon. Herën e fundit kur shkova më tha ‘nëse Qemal Minxhozi ambasadori më thërret edhe më vjen me m’pa, ti bre majmun që sa je këtu s’ke ardhur të më shohësh. I thash Nexhi më fal po njëqind mijë punë i kam, por ajo më tha leri këto pallavra’. Nexhin e kujtoj për mijëra gjëra”, ka treguar i emocionuar Sabri Fejzullahu.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038728713989258