Armando Sadiku sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e kampionatit polak pasi ka vendosur të transferohet nga Zyrihu i Zvicrës drejt kampionëve të Polonisë, Legia e Varshavës.
Sipas mediave polake, sulmuesi i Kombëtares shqiptare aktualisht ndodhet në klinikën “Enel Sport” duke kryer vizitat mjekësore.
Pas testeve rutinore Sadiku do të firmosë kontratën e re me Legian.
26-vjeçari ka ndryshuar vendim, pasi në media është përfolur një transfertë e mundshme drejt klubit izraelit të Makabi Haifas.