IN SPORT
Sadiku dygolësh për mbijetesës e Vaduzit

Sadiku dygolësh për mbijetesës e Vaduzit

Publikuar më: 10:19 12-05-2016

Armando Sadiku është heroi i javës së 32 në Kampionatin Zvoiceran për skuadrën e Vaduzit. Sulmuesi shqiptar shënoi dy golat e fitores së skuadrës së tij në suksesin e pastër 2-0 të arritur ndaj Sionit. Vaduz në luftë për mbijetesën e interpretoi ndeshjen në mënyrën më të mirë duke e gjetur golin e parë në minutën e 31 kur bomberi kuqezi ndali në rrjetë 11-metërshin e ekzeëkutuar me saktësi. Sulmuesi i lindur në Elbasan nuk u mjaftua me kaq pasi ishte sërish ai që siguroi 3 pikëshin e Vaduzit me një tjetër gol të shënuar në minutën e 73.

Fitorja e arritur ndaj Sionit në “Rheinpark Stadion” e largon përkohësisht Vaduzin nga zona e ftohtë me një pikë më shumë se Lugano që mbyll klasifikimin me 28 pikë. Ky është dygolëshi i dytë i Sadikut me fanellën e Vaduzit, ndërsa gjatë këtij sezoni, 24-vjeçari shqiptar numëron 12 realizime personale.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0034148693084717