IN SPORT
Sadiku ende ndjen shqetësime por jam gati për 2 sfidat e radhës

Sadiku ende ndjen shqetësime por jam gati për 2 sfidat e radhës

Publikuar më: 11:41 30-09-2016

Asgjë serioze për Armando Sadikun. Edhe pse nuk u përfshi nga trajneri i Zurich, Uli Forte në listën 18 lojtarëve të përzgjedhur për ndeshjen ndaj turqve të Osmanlispor, sulmuesi 25-vjeçar është mirë dhe do të jetë plotësisht i gatshëm për dy takimet e radhës të Shqipërisë, ndaj Lihtenshtejnit dhe Spanjës.

Në një lidhje telefonike në emisionin Europa League në Supersport Sadiku i qetësoi të gjithë përsa i përket gjendjes së tij.

Në datën 6 Tetor, Shqipëria sfidon Lihtenshtejnin në transfertë ndërsa 3 ditë më pas do të presë Spanjën në Shkodër.

Sipas Armando Sadikut ndeshja më e rëndësishme për Kombëtaren është sfida e radhës pikërisht ajo ndaj Lihtenshtejn-it.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0033719539642334