INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sadiku: Goli që më ka gëzuar më shumë në jetën time, ia dedikoj të gjithëve

Sadiku: Goli që më ka gëzuar më shumë në jetën time, ia dedikoj të gjithëve

Publikuar më: 22:21 19-06-2016

Maksimumi i dy ndeshjeve të luajtura me gjithë shpirt e me zemër, nga të cilat për fat të keq nuk morëm asnjë pikë, u arrit ndeshjen e sotme ndaj Rumanisë, falë një goli të artë të Armando Sadikut. Nuk ka gjëra të pamundura, tashmë nuk jemi më një ekip i vogël, kemi 3 pikë dhe shpresojmë për një kualifikim historik mes 16 skuadrave më të mira. Ja fjalët e heroit tonë Sadiku pas përfundimit të ndeshjes

“Sigurisht që është goli më i bukur që më ka gëzuar më shuëm në jetën timë.Nuk e kam parë topin që hyri në rrjetë. Kur pashë shokët që po gëzonin, nuk dija ctë bëja në atë momente. Doja të shkoja në stol dhe të gëzoja me gjithë skuadrën. Doja t’ja dedikoja të gjithëve këtë gol. Jam shumë i lumtur që arritëm të bëjmë një fitore historike. Falenderoj të gjithë çunat dhe trajnerin. Ia shpërbleva sot me gol. Tani nuk është në dorën tonë, varet nga ekipet e tjera. Shpresojmë në një kualifikim. Presim me ankth ndeshjet e tjera. Do të lutemi që ekipet e tjera të bëjnë barazime e të shkojnë keq”

Article Logic
Execution time: 0.0039370059967041