INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sadiku: Ndjej keqardhje për rastin e humbur, mu duk e thjeshtë, por…

Sadiku: Ndjej keqardhje për rastin e humbur, mu duk e thjeshtë, por…

Publikuar më: 22:43 05-09-2017

Mund të çonte shifrat në 0-2 por fatkeqësisht nuk ndodhi. “U kryqëzua” pas atij rasti të humbur,  por u ka ndodhur dhe futbollistëve më të mëdhenj. Armando Sadiku shpjegoi rastin që humbi para portës, ndërsa theksoi se Shqipëria duhet të kishte bërë më shumë në pjesën e parë.

“Kisha një mundësi, por e sulmova pak shumë shpejt shtyllën e parë dhe dola jashtë rrezes së portës dhe kur godita topin, shkoi jashtë. Mund ta kisha mbyllur ndeshjen, merrnim tre pikët. Në atë moment nuk më besohej, se m’u duk shumë e thjeshtë për të shënuar, kur mendon që shënon, nuk e bën”, tha ai për TVSH.

Ai e cilësoi ndeshjen me dy fytyra, ndërsa nuk ngurroi të pranonte se ekipi nuk kishte bërë një lojë të mirë.

“Ishte ndeshje delikate, se isha mes tre mbrojtësve të Maqedonisë, por nuk duhet të jetë ky justifikim.

Duhet të kishim bërë më shumë si skuadër, në pjesën e parë thuajse nuk bëmë asnjë rast, në të dytën më shumë, duhej të kishim shfrytëzuar ato që krijuam, duke filluar nga unë. Ka pak keqardhje, shpresoja të shënoja. Çfarë të bëj, ndonjëherë parashikimet nuk dalin”, tha sulmuesi.

Article Logic
Execution time: 0.0037269592285156