INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sadiku “Qytetar Nderi”. Elbasani nderon titullarin e golit në Euro 2016

Sadiku “Qytetar Nderi”. Elbasani nderon titullarin e golit në Euro 2016

Publikuar më: 15:03 24-06-2016

Ishte i vetmi që shënoi në kampionatin Europian, duke i dhënë në këtë mënyrë 3 pikët e nderit Kombëtares Shqiptare. Por qyteti nga ai vjen ka vendosur ti japë atë që meriton. Armando Sadiku shpallet “Qytetar Nderi” i Elbasanit. Ka qenë kryebashkiaku Qazim Sejdini ai që ka bërë propozimin për dhënien e këtij titulli Armando Sadikut.
Nuk ka pasur asnjë kundërshtim nga këshilltarët për këtë çështje, të cilët e kanë mirëpritur. Gjatë këtij momenti nuk munguan as duartrokitjet në sallën e mbledhjes, në shenjë mirënjohje për sulmuesin elbasanas të Kombëtares, i cili shënoi edhe golin historik në Europianin e Francës, i pari për Shqipërinë në një kompeticion të tillë.
Ndërkohë vetë Sadiku nuk ka qenë prezent në mbledhje, por pritet që gjatë ditëve të ardhshme të bëhet edhe ceremonia për dhënien e këtij titulli.
Nuk është hera e parë që Armando Sadiku merr vlerësime nga Bashkia e Elbasanit. Më herët, pas golit ndaj Armenisë dhe arritjes në Europian, sulmuesi mori edhe një certifikatë “Mirënjohja e Qytetit”.

Article Logic
Execution time: 0.0033650398254395