Armando Sadiku, sulmuesi i Luganos, ka zgjuar interesimin e gjigantit zviceran, Basel
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Sadiku edhe në sezonin e ardhshëm mund të mbetet në Zvicër.
Anëtari i Luganos, ku është i huazuar nga Zurich, ka zgjuar interesimin e gjigantit zviceran, Basel, e cila është edhe zyrtarisht kampion i Zvicrës, shkruan Blick.ch, përcjell Express/
Sipas Blichk.ch, Baseli, ku luan edhe Taulant Xhaka, e shohin Sadikun si një përforcim të mirë për garat e Ligës së Kampionëve.
Sadiku në fund të këtij sezoni do të rikthehet te Zurich, me të cilin klub ka kontratë deri në vitin 2018.
Por, një ofertë e mirë nga Basel mund ta bind Zurichun që ta lirojë sulmuesin shqiptar.