Lajme të mira vijnë për fansat e Indiana Jones.
Historia e Indiana Jones do të vazhdojë edhe pas filmit të pestë. Është drejtori ekzekutiv i kompanisë Walt Disney, Bob Iger, i cili ka bërë publike planet për të realizuar më shumë filma të sagës së arkeologut legjendar Indiana Jones. Aktualisht po realizohet filmi i pestë me Harrison Ford i cili do të rikthehet në rolin që e bëri të famshëm për publikun. Por sajo që konfirmohet është se historia do të vazhdojë edhe më tej, me apo pa prezencën e aktorit 73 vjeçar. Filmi i pestë do të vazhdojë aty ku u ndërpre realizimi i vitit 2008, “Indiana Jones and the Kingdom of the Crystal Skull”. Ky film është planifikuar për të dalë në dritën e kinemasë në vitin 2019 me Steven Spielberg në rolin e regjisorit. Dhe kaq mjafton për të pritur gjëra të mëdha.